Kryediplomatja e Shqipërisë: Serbia ta kuptojë, e ashtuquajtura “Kosovë e Metohi” ka shkuar përgjithmonëSinjali Kryediplomatja e Shqipërisë: Serbia ta kuptojë, e ashtuquajtura “Kosovë e Metohi” ka shkuar përgjithmonë

Politikë

Kryediplomatja e Shqipërisë: Serbia ta kuptojë, e ashtuquajtura “Kosovë e Metohi” ka shkuar përgjithmonë

news image

Pas akuzave të Ivica Daciqit ndaj saj, Olta Xhaçka ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës, duke i kërkuar sërish Serbisë të mos justifikojë vendosjen e barrikadave dhe i ka thënë se ajo në çka Serbia shpreson, ka përfunduar përgjithmonë.  

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka bërë sërish një koment rreth situatës në veri. Ajo thotë se nuk do të ketë konflikt të armatosur dhe gjithçka duhet të ndalet.

“As ushtria e Serbisë nuk do të hyjë në “Kosovo”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur. Kjo është e gjitha për shpërfaqjen e politikave të brendshme dhe nuk ka të bëjë aspak me interesat e njerëzve të zakonshme. Kjo është qesharakisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të rajonit tonë”, ka shkruar Xhaçka.

Ajo i ka kërkuar Serbisë të mos përkrah barrikadimin e rrugëve të veriut, që më herët e ka quajtur vepër të grupeve kriminale, e jo reaksion i qytetarëve serbë, siç pretendon pushteti serb.  

“Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri justifikimet e paaarsyeshme në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe duhet ta kuptojë përfundimisht se e ashtuquajtura “Kosovë e Metohi” ka shkuar. Përgjithmonë! Barrikadat nuk e mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm e rrezikojnë të ardhmen tonë të përbashkët”..

/GazetaSinjali/