image Kryediplomati kroat: Incidentet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi janë shqetësim serioz

Politikë

Kryediplomati kroat: Incidentet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi janë shqetësim serioz

news image

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman vlerëson se situata në Ballkanin Perëndimor po përkeqësohet dhe njofton për një “përgjigje të detajuar” nga BE-ja për këtë.

“Incidentet e fundit në Malin e Zi dhe në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë janë shkak për shqetësim serioz. Situata në Ballkanin Perëndimor po përkeqësohet”, tha Grlić Radman.

Ai theksoi se situata po përkeqësohet edhe në Bosnjë e Hercegovinë, ku në vend që të arrihej një konsensus mbi reformën zgjedhore, pati një “përshkallëzim në skenën e brendshme politike dhe paralizë të institucioneve”.

Duke ardhur në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, kreu i diplomacisë kroate njoftoi se Këshilli duhet të japë një “përgjigje të detajuar” për situatën në Ballkanin Perëndimor deri në takimin e ardhshëm në nëntor./GazetaSinjali/