image Kryediplomati i Luksemburgut nesër në Kosovë, e pret në takim presidentja Osmani

Politikë

Kryediplomati i Luksemburgut nesër në Kosovë, e pret në takim presidentja Osmani

news image

Nesër në Kosovë do të vijë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Luksemburgut, Xavier Bettel.

Bettel do të takohet me presidenten Osmani, në ora 15:20. Kështu ka njoftuar Presidenca.

“Në orën 15:20, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendëskryeministrin, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel.”

Bettel do të pritet në takim edhe nga homologia e tij, Donika Gërvalla.

Takimi do të nis në ora 12:40 dhe më pas do të mbahet konferencë për media.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel. Datë:  4 shtator 2024. Ora: 12:40. Vendi: Objekti i MPJD-së”.

/GazetaSinjali/