image Kryeçeçeni falënderon Vuçiqin që s’e sanksionoi Rusinë: Veprim vëllazëror

Botë

Kryeçeçeni falënderon Vuçiqin që s’e sanksionoi Rusinë: Veprim vëllazëror

news image

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka thënë se mosvënia e sanksioneve ndaj Rusisë nga Serbia dhe Bjellorusia, është veprim vëllazëror.

Kadyrov i ka thurur lavde presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një interviste për Tanjugun serb duke paralajmëruar forcimin e bashkëpunimit në favor të Serbisë dhe Rusisë.

 “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, janë shembull i shërbimit vetëmohues ndaj atdheut të tyre, ata janë liderë kombëtarë dhe patriotë të vërtetë të vendeve të tyre, të udhëhequr në politikën e tyre të brendshme dhe të jashtme nga interesat e tyre. Më vjen shumë mirë që politika e ndjekur nga autoritetet serbe dhe bjelloruse, pavarësisht presionit agresiv të jashtëm, kontribuon në forcimin e paqes dhe harmonisë mes vendeve tona”, citohet të ketë thënë Kadyrov.

/GazetaSinjali/