image Kryebashkiaku i Tiranës paraqitet në SPAK

Shqipëri

Kryebashkiaku i Tiranës paraqitet në SPAK

news image

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sot në objektin e Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Veliaj deklaroi pak ditë më parë se do të paraqitej vullnetarisht në prokurorinë e posaçme për të dorëzuar disa dosje dhe informacione.

Jashtë mjediseve të SPAK, ardhjen e Veliajt në prokurori e prisnin edhe ish-deputeti Klevis Balliu me disa simpatizantë te PD me te cilët kryebashkiaku ka shkëmbyer fjalë.

/GazetaSinjali/