Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjatë një aksioni të zhvilluar sot janë identifikuar katër lidhje ilegale në fshatin Hajvali, brenda vetëm pak orësh.
Sipas njoftimit të kompanisë, aksioni për zbulimin e kyçjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit po vazhdon në mënyrë intensive, ndërsa zonat Hajvali dhe Veterniku vazhdojnë të jenë ndër më problematiket për sa i përket lidhjeve ilegale.
KRU “Prishtina” thekson se vetëm gjatë vitit 2025 janë zbuluar dhjetëra raste të ngjashme, trend që, sipas kompanisë, po vazhdon edhe gjatë vitit 2026.
Autoritetet e ujësjellësit apelojnë që qytetarët të shmangin kyçjet e paligjshme, duke theksuar se ato dëmtojnë sistemin e furnizimit dhe ndikojnë në cilësinë e shërbimeve për të gjithë konsumatorët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!