Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të fundit janë zbuluar edhe dy raste të kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e kompanisë kanë identifikuar dhe ndërmarrë masa ndaj këtyre ndërhyrjeve të paligjshme, të cilat përbëjnë shkelje të rregullave të furnizimit me ujë dhe dëmtojnë funksionimin e sistemit.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se aksionet për zbulimin e kyçjeve ilegale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e keqpërdorimeve dhe mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që të respektojnë rregullat dhe të shmangin çdo ndërhyrje të paautorizuar në infrastrukturën e ujësjellësit, duke theksuar se këto veprime shkaktojnë humbje financiare dhe probleme në furnizimin e rregullt me ujë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!