Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një ndërprerje e paplanifikuar e energjisë elektrike në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj mund të ndikojë në furnizimin me ujë për disa konsumatorë.
Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë ka ndodhur rreth orës 11:00 pa paralajmërim paraprak nga KEDS, duke ndikuar në funksionimin normal të sistemit të ujësjellësit.
Probleme në furnizim pritet të ketë në Komunën e Fushë Kosovës dhe në lagjen Kalabria në Prishtinë.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se rikthimi i energjisë elektrike pritet rreth orës 15:00, ndërsa ka paralajmëruar se ndërprerjet disaorëshe mund të shkaktojnë destabilizim të sistemit dhe vështirësi në furnizimin me ujë.
Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët dhe ka bërë të ditur se ekipet janë duke përcjellë situatën deri në normalizimin e furnizimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!