image KRU “Prishtina” me laps e letër fton konsumatorët të ecin përpara me zhvillimet teknologjike

Kosovë

KRU “Prishtina” me laps e letër fton konsumatorët të ecin përpara me zhvillimet teknologjike

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shkarkojnë aplikacionin “E-KRUP” në ISO dhe Android.

Por thirrja për të ecur me zhvillimet teknologjike është bërë në një formë që në ditët e sotme nuk është e zakonshme.

Ajo është shkruar me dorë në një letër, me shkronja të shkrimit e me laps kimik dhe thirrja si fotografi është shpërndarë në faqen e KRU “Prishtina” në Facebook.

“Konsumatorë të nderuar! Faleminderit për pagesa të faturave të ujit! Ju lutemi, pa humbur kohë, shkarkoni aplikacionin e-KRUP në ISO dhe Android! Nxitoni! Mundësi të panumërta, afër, lehtë dhe shpejt! Me nderime, KRU ‘Prishtina’”, thuhet në thirrjen e tyre.

/GazetaSinjali/