image Gjatë përleshjes u grushtua dhe u përplas për asfalti nga një shqiptar, vdes në QKUK kroati 52-vjeçar

Kosovë

Gjatë përleshjes u grushtua dhe u përplas për asfalti nga një shqiptar, vdes në QKUK kroati 52-vjeçar

news image

Sot në QKUK ka ndërruar jetë një person me nënshtetësi kroate nga fshati Binqë e Vitisë. I ndjeri dy javë më parë ishte paraqitur në Emergjencën e Vitisë me lëndime në ballë dhe me gjakderdhje, të cilat dyshohet se ia kishte shkaktuar një shtetas kosovar, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë në Gjilan bëjnë të ditur se viktima është K.K, 52-vjeçar.

Në lidhje me rastin i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë, është njoftuar edhe prokurori i cili ka urdhëruar që kufomës t’i bëhet obduksioni.

Por, cili ishte shkaku i vdekjes?

I ndjeri më 07.11.2020 rreth orës 20:00 ishte paraqitur në Emergjencën e Vitisë me lëndime në ballë dhe me gjakderdhje. Aty i ishte dhënë ndihma e parë dhe më pas ishte dërguar në Spitalin e Gjilanit për trajtim të mëtutjeshëm. Në emergjencën e këtij spitali kishin konstatuar se viktima ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ishte duke u trajtuar me infuzion.

Në lidhje me rastin ishte informuar edhe prokurorja kujdestare, e cila kishte udhëzuar që rasti të kompletohet dhe të dërgohet për hetime të mëtutjeshme, pasi që viktima nuk mund të deklaronte asgjë në ato momente.

Ndërsa një ditë më pas, më 08.11.2020 rreth orës 10:40 viktima ishte intervistuar në Stacionin Policor në Viti në prezencë të avokatit, ku kishte deklaruar se kishte pasur një mosmarrëveshje me një person, shtetas kosovar (A.R 37-vjeçar).

Siç kishte deklaruar viktima, i dyshuari e kishte goditur disa herë me grushte dhe e kishte rrëzuar në asfalt duke i shkaktuar lëndime.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/