image Kroacia kalon Kinën për numrin e të vdekurve nga COVID-19

Rajon

Kroacia kalon Kinën për numrin e të vdekurve nga COVID-19

news image

Kroacia ka numrin më të lartë vdekjesh nga koronavirusi sesa Kina.

Kjo e fundit ka një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh, sipas të dhënave zyrtare nga të dyja vendet.

Sipas të dhënave të botuara dje, deri më tani zyrtarisht në Kinë janë regjistruar 88,454 infeksione me COVID-19 dhe 4,635 vdekje, raporton index.hr, përcjell Gazeta Sinjali.

Deri dje, një total prej 225,128 infeksionesh me virus dhe 4,655 vdekje u regjistruan në Kroaci, por sot numri i vdekjeve është rritur me 29 dhe tani është 4,684.

Kroacia është i vetmi vend në rajon që ka numrin e vdekjeve më të lartë sesa shteti kinez gjersa këtë gjë mund ta bëjë edhe Bosnja-Hercegovina, e cila aktualisht ka 4,486 vdekje./Gazeta Sinjali/