image Kroacia humbet 500 mijë punëtorë

Rajon

Kroacia humbet 500 mijë punëtorë

news image

Këshilltari në Dhomën Kroate të Tregtisë, Davorko Vidoviq, tha se Kroacia ka humbur 500 mijë punëtorë nga viti 2008 deri në 2018-ën.

Sipas tij, 200 mijë janë larguar “natyralisht” duke dalë në pension, ndërsa 300 mijë llogaritet numri i punëtorëve të larguar si emigrantë.

Sektori privat ka paralajmëruar prej kohësh për një situatë alarmante, kryesisht gjatë sezonit të verës, kur është e vështirë të gjenden punëtorë, raportojnë mediat kroate.

Për të dalë nga kjo situatë, bizneset po mundohen të zëvendësojnë punëtorët vendas me të huaj. Sipas Jutarnji List, 40 mijë të huaj punuan gjatë vitit të kaluar në Kroaci.

“Isha në Dubai së fundmi dhe intervistova 20 njerëz. Ata janë kryesisht nga Pakistani dhe India, si dhe janë të gatshëm të vijnë të punojnë këtu në Kroaci”, tregon Stipe Dunatov, pronar i një restoranti.

Duhen të paktën dy muaj që të nxirret një leje e përkohshme pune për të huajt në Kroaci, ndaj bizneset i nisin që tani përgatitjet për të qenë gati gjatë sezonit të verës.

Kroacia është vend anëtar i Bashkimit Evropian, ndërkohë që përballet prej vitesh me problemin e emigracionit./Gazeta Sinjali/