image Kroacia hap kufijtë për turistët

Rajon

Rajon/ Kroacia hap kufijtë për turistët

news image

Kroacia, në mënyrë të heshtur, ka hapur kufijtë e saj për turistët katër ditë më parë.

Se një gjë e tillë do të ndodhte u kuptua kur ministri Bozhinoviq konfirmoi në një konferencë për medie të Shtabit të Mbrojtjes Civile se njerëzit që dëshmojnë në kufi se kanë rezervuar strehim turistik në Kroaci, në të vërtetë mund të hyjnë në këtë vend pa asnjë problem, shkruan gazeta “Jutarnji List”.

E përditshmja zagrebase vëren se zyrtarisht dhe ligjërisht, kjo është në kundërshtim me rekomandimet e Institutit Kroat të Shëndetit Publik të 9 majit, i cili përcakton se të huajt mund të kalojnë kufirin kroat vetëm në tri situata specifike.

Dhe kjo është kur ata posedojnë pasuri të patundshme në Kroaci, ose ata vijnë në atë vend për varrim, për të cilin janë të detyruar të tregojnë dokumentacionin në kufi.