image Kriza në RTK - Sindikata e Punëtorëve thërret konferencë për media: Do të bëhet publike data e protestës

Kosovë

Kriza në RTK – Sindikata e Punëtorëve thërret konferencë për media: Do të bëhet publike data e protestës

news image

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka thirrur seancë për të martën, me fillim nga ora 11:00 në ambientet e RTK-së. Aty, do të bëhet publike data e protestës, të cilën do ta organizojë sindikata.

Krejt kjo pasi RTK tashmë ka mbetur pa buxhet, e rrezikon që të mos i paguajë punëtorët si dhe një sërë dëmesh të tjera.

Kryeministri në detyrë nuk i dha fare shpresë RTK-së për ndonjë zgjidhje. Ai tha se, ‘meqenëse nuk ka Kuvend, nuk ka mundësi të alokohen mjetet’.

E plotë:

Të nderuara redaksi dhe përfaqësues të mediave,

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ju fton të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet nesër, të martën, më 22 korrik 2025, në ora 11:00, në ambientet e RTK-së (holi i ndërtesës kryesore) RTK-1.

Qëllimi i konferencës është të informojmë opinionin publik dhe mediat mbi protestën që Sindikata do të organizojë, duke bërë publike datën, orën dhe kërkesat tona të drejta që synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e ligjit në Radio Televizionin e Kosovës.

Pjesëmarrja dhe raportimi juaj do të ndihmojë që zëri i punëtorëve të dëgjohet më gjerë dhe që qytetarët të informohen drejt për qëllimin e protestës.

Me respekt,

Gëzim Bimbashi

Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/