image Kriza financiare në kryeqytet: Rama i shkruan letër Muratit

Politikë

Kriza financiare në kryeqytet: Rama i shkruan letër Muratit

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dërguar një letër urgjente Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ku kërkon alokimin e buxhetit për Kryeqytetin për vitin 2025, raporton Gazeta Sinjali.

Në letrën e tij, Rama shpreh shqetësimin për situatën aktuale të krijuar nga mungesa e buxhetit, duke theksuar se “kjo po ndikon në funksionimin e përgjithshëm të qytetit dhe mund të çojë drejt një krize të thellë financiare, ekonomike dhe sociale“.

Përmes thirrjes së tij drejtuar Ministrit Murati, kryetari kërkon që “të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme bazuar për të siguruar zbatimin e propozimit të paraqitur nga Komuna me datë 04.04.2025, ose ta paraqet ai një zgjidhje tjetër urgjente“.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/