image Kriza energjetike në Serbi/ Vuçiq: S’po më zë gjumi natën - Sinjali

Kriza energjetike në Serbi/ Vuçiq: S’po më zë gjumi natën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se si pasojë e krizës energjetike në të cilën gjendet Serbia nuk është duke e zënë gjumi natën.

“Unë nuk fle natën, nuk do të zgjidhim asgjë lehtë, do të kemi probleme me çmimin e të gjitha burimeve të energjisë”, tha Vuçiq sot.

Kemi një situatë të tmerrshme energjetike, vëren ai dhe shton se çmimi i energjisë elektrike në bursë është 229 euro për megavat, raporton media serbe.

“Bisedimet me Putinin janë në vijim, të cilat janë gjithmonë të pasigurta,” tha ai./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin