Faturat e energjisë në Britaninë e Madhe do të rriten me 80 për qind këtë dimër, njoftoi sot rregullatori i energjisë Ofgem, pasi lufta në Ukrainë vazhdon të rrisë çmimet.
Rritja do të thotë se një familje mesatare do të paguajë 4,182 euro (3,549 £) çdo vit për ngrohjen dhe energjinë e shtëpive të tyre, duke i bërë OJQ-të të paralajmërojnë se miliona njerëz do të zhyten në varfëri – nëse nuk ndërhyn qeveria, raporton Euronews.
Lufta në Ukrainë i ka vendosur vendet evropiane para vendimeve të mëdha për t’u pavarësuar nga Rusia në aspektin energjetik.
Çmimet e energjisë elektrike veç e kanë marrin hovin.