image Kriza e emigrantëve, Britania pritet të tërhiqet nga Konventa e të Drejtave të Njeriut

Evropë

Kriza e emigrantëve, Britania pritet të tërhiqet nga Konventa e të Drejtave të Njeriut

news image

Britania mund të largohet nga Konventa e Të Drejtave të Njeriut nëse do të ndihmonte në trajtimin e problemit të emigrantëve, që mbërrijnë me varka përmes kanalit ‘La Mansh’, përfshirë këtu deportimin e emigrantëve në Ruandë, shkruan BBC.

Robert Jenrick, ministri i imigracionit, tha se qeveria do të bënte “çfarëdo që kërkohet”, edhe nëse kjo do të nënkuptonte tërheqjen nga GJEDNJ, traktati 70-vjeçar pan-europian që mbron të drejtat e njeriut dhe liritë politike në kontinent.

Komentet e tij janë një përshkallëzim i deklaratave të mëparshme të qeverisë se largimi nga GJEDNJ nuk ishte një hap i menjëhershëm që do të ndërmerrte.

Prej muajsh qeveria britanike i ka shpallur ‘luftë’ emigrantëve që kalojnë përmes kanalit të ‘La Manshit’ me varka të vogla.

/GazetaSinjali/