image Kritika e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

Drejtësi/ Kritika e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

news image

Në pikën e 14-të të vendimeve të marra sot në seancën shqyrtuese të Gjykatës Kushtetuese, është dhënë kritikë edhe për Kuvendin e Kosovës.

Gjykata Kushtetuse njofton se përkundër kërkesës specifike drejtuar Kuvendit për të njoftuar Gjykatën “lidhur me të gjithë hapat që janë ndërmarrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas publikimit të Aktgjykimit KO54/20 të 31 marsit 2020”, Gjykata nuk ka pranuar një përgjigje nga Kuvendi.

Në këtë aspekt, Gjykata fillimisht potencon faktin që është detyrim ligjor i të gjitha organeve publike që “të mbështesin punën e Gjykatës Kushtetuese dhe të bashkëpunojnë me Gjykatën Kushtetuese sipas kërkesës së saj”.

“Gjykata vë theks në faktin që përkundër kërkesës specifike drejtuar Kuvendit për të njoftuar Gjykatën “lidhur me të gjithë hapat që janë ndërmarrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas publikimit të Aktgjykimit KO54/20 të 31 marsit 2020”, Gjykata nuk ka pranuar një përgjigje nga Kuvendi. Në këtë aspekt, Gjykata fillimisht potencon faktin që është detyrim ligjor i të gjitha organeve publike që “të mbështesin punën e Gjykatës Kushtetuese dhe të bashkëpunojnë me Gjykatën Kushtetuese sipas kërkesës së saj”. Për më tepër, Gjykata vë theks në faktin se bazuar në Aktgjykimin KO54/20, Kuvendi është detyruar që, qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, të përcakton mekanizmat dhe autorizimet më të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet përkatëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht Qeverinë, të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Aktgjykimin KO54/20. Në këtë kontekst, Gjykata gjithashtu vë theks në nenin 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, bazuar në të cilin vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës dërguar mediave, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese dënoi sot edhe qasjen e Qeverisë ndaj gjykatës, duke theksuar se “është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”. /Gazeta Sinjali/