image Kristi duket se ka filluar ta pëlqejë Deamishel

Bota e Yjeve

Kristi duket se ka filluar ta pëlqejë Deamishel

news image

Deamishel dhe Kristi patën një debat pak ditë më parë, pasi ky i fundit i tha Deas se ka flirtuar me të.

Por, sot mesa duket Kristi po “konfirmon” pëlqimin ndaj Deamishel. Ishte Luizi ai i cili, i tha Deas se Kristi ka një pëlqim ndaj saj.

Ai shtoi se kishte folur për të me Kristin, kur ishin të izoluar në dhomën e “burgut”. Dea i tha Luizit se tani po e kupton që pse Kristi ditën e debatit, u shpreh se vetëm Luizi mund ta kuptojë.

Luizi i tha Deas se nuk ka pse reagon ashtu dhe se duhet ta lërë Kristin të shprehë ndjenjat dhe pëlqimin e tij.

Luizi e pyeti Kristin se nëse do kishte mundësi të zgjidhte mes Deas dhe Keisit, kë do zgjidhte për një takim dhe Kristi u shpreh se do i zgjidhte të dyja vajzat.

/GazetaSinjali/