Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në një aheng familjar në Prizren, duke bërë që Policia të ndërhyjë dhe të arrestojë një 19-vjeçar, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Reshat Çoçaj”, pasi Policia pranoi një denoncim përmes aplikacionit mobil se në atë zonë po dëgjoheshin të shtëna me armë.
Me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur në një aheng familjar, ku i dyshuari Haradin Kokollari, 21 vjeçar ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri.
Ai ua ka dorëzuar vullnetarisht policëve një armë të tipit Bruno Mod. 92, prodhim italian.
Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e krimteknikës, të cilat kanë sekuestruar armën dhe dy gëzhoja, të cilat dyshohet se janë shkrepur gjatë ahengut.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Haradin Kokollarit është iniciuar procedurë penale për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!