image Krimi i rëndë në Prishtinë: Policia akoma në vendngjarje, hyrja e banesës e rrethuar me shirita

Siguri

Krimi i rëndë në Prishtinë: Policia akoma në vendngjarje, hyrja e banesës e rrethuar me shirita

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot në mbrëmje për një ngjarje të rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. Ky rast tronditi familjen Myftari, ndërsa akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e rastit.

Rasti ndodhi para rreth dy ore dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës.

Sinjali mëson se Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës, Gent Myftari.

Miftari po dyshohet se e theri disa herë me thikë vëllain e tij, për motive akoma të panjohura.

Auron Myftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, raporton Sinjali.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ndodhet ende tek hyrja e banesës ku ndodhi krimi dhe se tashmë hyrja për tek banesa është rrethuar me shirit.

Sinjali ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku Policia po zhvillon hetimet për këtë rast të rëndë.

/GazetaSinjali/