image Krimi i Jeton Buqukut: Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij për rrahjen e viktimës në lokalin e vet

Drejtësi

Krimi i Jeton Buqukut: Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij për rrahjen e viktimës në lokalin e vet

news image

Biznesmeni nga Peja, Jeton Buquku, pronar i fabrikës për përpunimin e mishit “Buquku”, është përfshirë në një skandal vitin e kaluar. Në pamjet e publikuara nga Sinjali, ai shihet duke rrahur një person, në lokalin e tij dhe duke i bërë presion për të dëshmuar lidhur me një rast. Në vendin ku ndodhi incidenti u pa edhe zyrtari policor, Enver Krasniqi, i cili e denoncoi rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë janë deklaruar lidhur me këtë rast dhe kanë njoftuar se ndaj Jeton Buqukut është ngritur aktakuzë.

Kështu thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Shkodran Nikçi për Sinjalin.

“Prokuroria Themelore në Pejë, pasi ka pranuar kallëzimin penale nga Policia e Kosovës  ndaj të dyshuarit J.B., ndaj të njëjtit ka ngritur aktakuzë me datë 9 qershor të vitit 2023, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.”

Jeton Buquku dje është kontaktuar nga redaksia, por e ka mohuar gjithë rastin.

Fillimisht nuk ishte e konfirmuar nëse rasti është raportuar apo ajo, por insistimi i Sinjalit dhe hulumtimi tutje solli detaje të reja, që konfirmuan se polici Enver Krasniqi kreu detyrën dhe e denoncoi këtë rast.

Kallëzimi penal lidhur me rastin

Redaksia ka kontaktuar edhe zyrtarin policor Enver Krasniqi, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrje e as në mesazhet e redaksisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/