image Krimi brenda familjes në Lipjan, deklarohet Prokuroria: Dyshohet për dy vrasje dhe një vetëvrasje

Siguri

Krimi brenda familjes në Lipjan, deklarohet Prokuroria: Dyshohet për dy vrasje dhe një vetëvrasje

news image

Shtëpia e familjes Bekteshi në Rufc të Lipjanit pasditen e sotme u shndërrua në skenë krimi. Kryefamiljari, Abedini, dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin e më pas edhe veten, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ulaj.

E njëjta shtoi se trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion.

Sipas informacioneve të para, i gjithë akti makabër dyshohet se u krye me armë zjarri.

/GazetaSinjali/