image Krimet Ekonomike po zhvillojnë aksionin në katër komuna, shkon në 30 numri i të arrestuarve

Siguri

Krimet Ekonomike po zhvillojnë aksionin në katër komuna, shkon në 30 numri i të arrestuarve

news image

Krimet Ekonomike janë duke vazhduar aksionin “Subvencioni 2021”, në së paku katër komuna, ku sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë Speciale, numri i të arrestuarve tashmë ka shkuar në 30. Të arrestuarit në Istog, Pejë, Lipjan e Ferizaj, dyshohet se janë përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.

Sinjali sot raportoi ekskluzivisht se prej tyre, katër të arrestuar Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi, janë zyrtarë të komunës së Istogut.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë konfirmuar se Valbona Kaliqani është zyrtare me kontratë të rregullt, ndërsa tre të arrestuarit e tjerë në komunën e Istogut janë me kontratë mbi vepër.

Kujtojmë se aksioni “Subvencione 2021”, ka filluar muaj më parë në disa qytete të Kosovës, ku janë arrestuar dhjetëra zyrtarë e qytetarë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/