image Krimet e ‘Kobrës’ dhe njerëzve të tij: Këta janë dy protagonistët e pamjeve të publikuara nga Sinjali

Ekskluzive

Krimet e ‘Kobrës’ dhe njerëzve të tij: Këta janë dy protagonistët e pamjeve të publikuara nga Sinjali

news image

Grupi kriminal i Dibran Hoxhajt, i njohur si ‘Kobra’ nga Prizreni për një kohë të gjatë ka qenë i mbushur me persona me të kaluar kriminale, që kanë synuar të sillen si ‘gangsterët’ e qytetit dhe jo vetëm. Krimet e “Kobrës” dhe njerëzve të tij që u zbuluan ndër vite, nuk u ndëshkuan deri më tani nga Prokuroria Themelore në Prizren. Pamjet e fundit ekskluzive të  publikuara nga Sinjali shfaqin dy ndër shumë incidentet që kanë ndodhur edhe në mes të anëtarëve të grupit të Kobrës.

Në rastin e parë që shihet në videon e mëposhtme janë të përfshirë Beqir Selimaj, i njohur si ‘Beqë Prizreni’, që i ofronte siguri Kobrës sa ishte i lirë, ndërsa viktima është Edison Hoti.

FOTO 1: Edison Hoti me Dibran Hoxhajn | FOTO 2: Beqir Selimaj

Sinjali ka mësuar se para sulmit, Selimaj fillimisht ka shkëmbyer disa fjalë me Hotin, e më pas I vërsulet duke e goditur.

‘Shefi’ i tij që sigurisht se nuk i ka bërë përshtypje një pamje e tillë, shihet teksa çohet nga vendi ku ishte ulur dhe i afrohet Selimajt, por nuk e ndalon rrahjen.

Ndryshe, Edison Hoti ka qenë i dënuar për vrasjen e kushëririt të tij, Fatmir Hotit, para 12 vitesh, në Krushë të Madhe në Rahovec, krim ky dyshohet që u krye për motive banale.

Kujtojmë se ‘Kobra’ bashkë me Roland Susurin, Arben Vezajz, Burim Mazrekun dhe Jesmir Badallajn, po akuzohen lidhur me vrasjen e ndodhur në afërsi të lokalit ‘Cobra City’ në Prizren.

/GazetaSinjali/