Një teknikë për të identifikuar përdoruesit e kokainës është krijuar në laboratorin e Universitetit Surrey.
Testi që bëhet përmes shenjave të gishtërinjve është shumë i thjeshtë dhe mund të zbulojë se kush ka konsumuar kokainë. Gjithashtu testi mund të dallojë edhe kush është ekspozuar gabimisht ndaj drogës, transmeton Gazeta Sinjali.
Teknika bazohet në kimikatet që dalin nga djersa dhe është efektive edhe pas larjes së duarve.
“Shenjat e gishtave janë një mënyrë shumë e mirë për të testuar personat nëse kanë konsumuar lëndë narkotike, pasi është e thjeshtë dhe efikase për t’u mbledhur”, citohet të ketë thënë studiuesi Min Jang nga departamenti i kimisë në këtë universitet.
Benzoylecgonina, e cila prodhohet në trupin e personit që ka pirë kokainë, bën dallimin mes personave që e kanë konsumuar atë dhe atyre që thjeshtë e kanë prekur.
Doktori Catia Costa shpjegon se kjo teknikë mund të përdoret edhe për të zbuluar personat që kanë konsumuar heroinë, kanabis ose amfetaminë./Gazeta Sinjali/