image Kreu i KKSH-së e dënon plagosjen e të riut shqiptar nga Medvegja

Rajon

Kreu i KKSH-së e dënon plagosjen e të riut shqiptar nga Medvegja

news image

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Ragmi Mustafa, si dhe autoritetet lokale të Medvegjës, e kanë dënuar ashpër plagosjen e Milazim Muratit nga Medvegja.

“Një lajm sa i hidhur po aq i tmerrshëm. Plagoset i riu Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës, nga autoritet policiore. Le të lutemi që të shpëtojë nga fataliteti”, ka thënë Mustafa.

Rreth rastit në fjalë ka reaguar edhe Muharrem Salihu, këshilltar në Kuvendin Komunal në Medvegjë, i cili duke dënuar këtë rast ka kërkuar nga autoritet vendore të ndriqojnë rastin dhe të ndërmerren masa adekuate.

Për plagosjen e të riut shqiptar nga Medvegja sipas Salihut, janë njoftuar edhe autoritet ndërkombëtare OSBE dhe BE në Beograd dhe Bruksel./Gazeta Sinjali/