image Kreshnik Radoniqi zgjidhet kryesues i ri i KQZ-së

Politikë

Kreshnik Radoniqi zgjidhet kryesues i ri i KQZ-së

news image

Kreshnik Radoniqi është emëruar kryesues i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas lirimit nga detyra të Valdete Dakës, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur vet nga presidenca, përmes një njoftimi.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Apelit dhe konsiderohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë.

“z.Radoniqi cilësohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendim-marrje. Emërimi i gjyqtarit z. Kreshnik Radoniqi si kryesues i ri i KQZ do të siguroj që integritet i KQZ nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësoj mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje ceket se ndër arsyet e shkarkimit të Dakës kanë qenë polarizimet e fundit në KQZ dhe mbledhjet e shoqëruara me tensione.

“Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së. Presidentja Osmani vlerëson se veprimet e kryesueses së KQZ-së nuk duhet të jenë shkak për humbjen e besimit qytetar ndaj institucionit, në veçanti pasi sivjet do të mbahen zgjedhjet lokale”, bëhet e ditur në arsyetim. /Gazeta Sinjali/