image Krerët shtetërorë bëjnë nderime te varri i Rugovës dhe Demaçit

Kosovë

Krerët shtetërorë bëjnë nderime te varri i Rugovës dhe Demaçit

news image

Në ditëlindjen e 15 të pavarësisë së Kosovës homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, kanë bërë krerët e shtetit dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kanë vazhduar homazhet dhe nderimet edhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh. Pas mbledhjes festive të Qeverisë, është bërë ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovë. Krerët shtetërorë bënë homazhe edhe te Monumenti i të Pagjeturve. Ndërsa, janë paraparë edhe homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Po ashtu, për nder të 15 vjetorit të pavarësisë në sheshet e Prishtinës, do të parakalojnë ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

E përvec seancës solemne të Kuvneidt të Kosovës, në orën 17:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka organizuar pritje shtetërore.

Kujtojmë që më 17 shkurt të vitit 2008, në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës është shpall pavarësia e Kosovës. Shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

/GazetaSinjali/