image Kremlini zyrtarizon marrëveshjen për gazin rus në Serbi, Vuçiq shpreson për ‘çmim të ndershëm’

Rajon

Kremlini zyrtarizon marrëveshjen për gazin rus në Serbi, Vuçiq shpreson për ‘çmim të ndershëm’

news image

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq, sot përmes një telefonate kanë diskutuar rreth çështjeve ekonomike dhe situatës në Ukrainë e Kosovë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Kremlini u zyrtarizua edhe marrëveshja për gazin rus në Serbi, por, pjesë e diskutimit të Putin e Vuçiq ishte edhe Kosova, por pa dhënë detaje se për çka saktësisht kanë folur.

”U ra dakord, në veçanti, që Rusia të vazhdojë të furnizojë Serbinë me gaz natyror të pandërprerë. Shkëmbimi i pikëpamjeve vazhdoi për një sërë temash ndërkombëtare – situatën në Ukrainë dhe zhvillimet rreth Kosovës”, njoftoi Kremlini.

Pas marrëveshjes për gazin rus, Vuçiq tha se ai shpreson që Serbia “do të marrë një çmim të ndershëm” për këtë.

/GazetaSinjali/