Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u “ndikua nga idetë e dëmshme” nga homologët e tij evropianë gjatë samitit të G7-ës , pas të cilit nuk pati kontakte midis SHBA-së dhe Moskës, tha këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov , sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Ushakov shtoi se Bashkimi Evropian gabimisht beson se situata në fushën e betejës po ndryshon në favor të Ukrainës , ndërsa përsëriti se nuk janë caktuar data për një vizitë në Moskë nga i dërguari i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.
Mirëpret marrëveshjen SHBA-Iran
Lidhur me marrëveshjen e armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, Rusia e mirëpriti atë, siç u njoftua sot, të enjten, nga Ministria e Jashtme ruse.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti iranian, Masoud Peskov, nënshkruan dje një “memorandum mirëkuptimi” që synon t’i japë fund luftës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!