Kremlini ka thënë se udhëheqësi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin dhe luftëtarët e tij nuk do të ndiqen penalisht për tentativën e revoltës së tyre në Rusi dhe ai do të zhvendoset në Bjellorusi.
Më herët, zyra e shtypit të Lukashenko raportoi se Prigozhin pranoi propozimin e tij për të ndaluar përparimin dhe për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të de-përshkallëzuar tensionet.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, “në tavolinë është një opsion fitimprurës dhe i pranueshëm për zgjidhjen e situatës, me garanci sigurie për luftëtarët e grupit”.
Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin tha se ai kishte kthyer forcat e tij private mercenare nga Moska për të shmangur gjakderdhjen./abcnews.al