image Krejt çka u sekuestrua në “laboratorin e drogës” në Pejë: 91 bimë kanabis, armë automatike, pajisje moderne

Siguri

Krejt çka u sekuestrua në “laboratorin e drogës” në Pejë: 91 bimë kanabis, armë automatike, pajisje moderne

news image

Detaje tronditëse kanë dalë nga aksioni i policisë në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës, ku u zbulua një laborator i mirëorganizuar për kultivimin e drogës.

Siç mëson Sinjali, gjatë bastisjes në pronën e të dyshuarit Haxhi Rexhaj (38 vjeç), janë sekuestruar prova të shumta që dëshmojnë për një aktivitet të strukturuar të prodhimit të narkotikëve.

Këto janë të gjitha që u gjetën dhe u sekuestruan:

  • 91 bimë kanabis Sativa, me lartësi nga 0.8 deri në 1.5 metra
  • rreth 4 gram marihuanë
  • një armë automatike e tipit “Scorpion” me karikator
  • një thikë luftarake
  • një peshore elektronike
  • pajisje për paketimin e substancave narkotike
  • një telefon mobil
  • pajisje të avancuara për kultivim të brendshëm (ndriçim, ventilim, sistem ujitjeje, termostatë, instalime elektrike)
  • preparate dhe pesticide për rritjen e bimëve

Po ashtu, gjatë kontrollit është konstatuar edhe lidhje ilegale me energji elektrike, që dyshohet të jetë përdorur për funksionimin e laboratorit.

Mostrat e bimëve janë marrë për ekzaminim, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar me djegie.

I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/