image Krejt çka dihet për vrasjen që tronditi mbrëmë Prishtinën

Siguri

Krejt çka dihet për vrasjen që tronditi mbrëmë Prishtinën

news image

Një gjuajtje me armë zjarri ka tronditur mbrëmë Prishtinën, ku për pasojë mbeti një i vrarë dhe një i plagosur, raportoni Gazeta Sinjali.

Viktimë e rastit, siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali është: Naser Gashi, 62 vjeçar, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, u raportua se u qëllua edhe me thikë në gjoks.

Gazeta Sinjali ka raportuar se i dyshuar për rastin është: Alban Gashi. Ndërsa i plagosuri tjetër është: Miftar Miftari, 41 vjeçar.

I dyshuari siç merr vesh Gazeta Sinjali ka të kaluar kriminale dhe siç mësohet ka pasur edhe më herët probleme me Miftar Miftarin.

Në momentin e krimit, Alban Gashi, dyshohet se ka qenë i shoqëruar edhe me se paku një person tjetër. I dyshuari është identifikuar nga Policia, e cila është në kërkim të tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/