image Krasta do ta njoftojë dorëheqjen: E kam pasur në tryezë gjatë gjithë kohës

Kosovë

Krasta do ta njoftojë dorëheqjen: E kam pasur në tryezë gjatë gjithë kohës

news image

Adi Krasta, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, tha sot se do ta njoftojë dorëheqjen e tij nga ky institucion, për çka tha se “do ta konsideroj mision të mbyllur”.

Kështu tha ai pas përfundimit të Festivalit të Dytë të Këngës në RTK, dhe se i treti me radhë do të vijojë pa të.

Këtë vit u mora me Festivalin, por edhe projekte të tjera, e njoha RTK-në. Themelimi i një festivali është mision. Mendoj që mund ta bëj aktive dorëheqjen e janarit të shkuar që e kam pasur në tryezën time gjatë gjithë kohës”.

“Do ta konsideroj si mision të mbyllur, por patjetër që do të kem bashkëpunime me RTK-në edhe në të ardhmen, mund të vij për projekte të bukura. Mendoj që e përjetuam ëndrrën që dëshironim dhe ëndrrat kanë edhe një fund të bukur“, ka thënë Krasta.

/GazetaSinjali/