image Krasniqi takon kryetarët e rinj të katër komunave në Veri

Politikë

Krasniqi takon kryetarët e rinj të katër komunave në Veri

news image

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bashkë me asistenten ekzekutive të kryeministrit, Albin Kurti, Arta Berisha, kanë takuar katër kryetarët e rinj të komunave në veri të vendit.

Krasniqi ka thënë se MAPL do të jetë në koordinim me kryetarët për konstituimin e organeve, brenda afateve të përcaktuara me ligj.

“I shoqëruar nga asistentja ekzekutive e Kryeministrit, Arta Berisha, kam pritur në takim Kryetarët e rijnë të zgjedhur në Komunat, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.”

“Erdenit, Lulzimit, Izmirit dhe Ilirit i kam uruar përgjegjësinë dhe detyrën e re. MAPL, do të jetë në koordinim me Kryetarët dhe asambleistët e zgjedhur në konstituimin e organeve komunale, brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

/GazetaSinjali/