image Krasniqi: S'mund të vendosim administratorë në komunat në veri

Politikë

Krasniqi: S’mund të vendosim administratorë në komunat në veri

news image

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se Ligji për vetëqeverisje lokale nuk parasheh vendosjen e administratorëve për të menaxhuar me katër komunat veriore, pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet atje.

Këtë të drejtë ai ka thënë se e ka vetëm ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Krasniqi në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mbajt këtë të martë, ka bërë të ditur se po vazhdojnë të jepen shërbimet esenciale dhe se deri më tani nuk kanë asnjë ankesë.

“Me Ligjin për vetëqeverisje lokale nuk parashihet mundësia e përcaktimit apo vendosjes së administratorëve nëpër komuna. Këtë të drejtë e ka vetëm Ministria e Financave dhe vetëm në rastet kur atakohet buxheti”.

“Si Qeveri jemi në koordinim me zyrtarë të ndryshëm të komunave që të ofrohen shërbimet dhe të gjitha shërbimet që janë kompetenca të deleguara të komunave, është në planin tonë që këto shërbime të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe deri sot nuk kemi asnjë ankesë”, ka thënë ministri para mediave.

/GazetaSinjali/