image Krasniqi reagon pasi s'kaloi rezoluta për uljen e çmimit të rrymës: Nuk i bëhet vonë për qytetarët

Politikë

Krasniqi reagon pasi s’kaloi rezoluta për uljen e çmimit të rrymës: Nuk i bëhet vonë për qytetarët

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës Rezoluta për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike, meqë kanë abstenuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është vërtetë i turpshëm dështimi i miratimit të Rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes së cilës kemi kërkuar anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe heqjen e bllok-tarifës”.

“Natyrisht, atyre që e mbrojnë në çdo mënyrë e me çdo kusht Martin Berishajn e Nagip Krasniqin, nuk iu bëhet vonë për ankesat e shumë konsumatorëve që kanë pranuar e paguar fatura me çmime enorme përgjatë këtij dimri”.

Kreu i PDK-së ka theksuar se abstenimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga votimi i kësaj Rezolute – është një tjetër dëshmi se varfërimi dhe përbuzja e qytetarëve të Kosovës, është qëllimi i vetëm i këtij pushteti.

Kuvendi i Kosovës, këtë të enjte, nuk e ka miratuar Rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për këtë Rezolutë votuan vetëm 29 deputet, ndërsa 55 prej tyre abstenuan. Votë kundër nuk pati.

Përmes një draft-rezolute, tri partitë opozitare në Kosovë më 18 janar kërkuan uljen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë.

/GazetaSinjali/