image Krasniqi: Praktikë e ndërtuar që nga 2011 është që fillimisht të zgjidhet presidenti, pastaj Qeveria

Politikë

Krasniqi: Praktikë e ndërtuar që nga 2011 është që fillimisht të zgjidhet presidenti, pastaj Qeveria

news image

Albert Krasniqi, hulumtues nga Demokraci Plusi ka thënë se kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton se a duhet të zgjidhet fillimisht Kuvendi apo Qeveria, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë sipas tij, praktika e ndërtuar që nga 2011 është që fillimisht të zgjedhet presidenti pastaj qeveria.

“Kështu do të ishte mbarë e mirë të veprohet edhe tani. Madje, ky do të duhej të ishte edhe kushti i partive opozitare për të qëndruar në sallë për zgjedhjen e presidentit, me qëllim të evitimit të vakumit institucional”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka shkruar se nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit varet nga deputetët dhe Kryesia e Kuvendit teksa zgjedhja e Qeverisë varet nga U.D e presidentes dhe kandidati për kryeministër.

“UD Presidentja duhet të dekretojë mandatarin për formimin e qeverisë brenda një kohe të arsyeshme. Pastaj është në dorën e mandatarit se kur brenda periudhës prej 15 ditëve do të kërkojë thirrjen e seancës së Kuvendit për të paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar dhe kërkuar besimin”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta Sinjali/