image Krasniqi: Po dal nga takimi jo shumë i sigurt se Kurti dhe Qeveria e dinë se në çfarë rrugë po shkojnë

Politikë

Krasniqi: Po dal nga takimi jo shumë i sigurt se Kurti dhe Qeveria e dinë se në çfarë rrugë po shkojnë

news image

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, tha se Qeveria nuk e di se çfarë rruge është duke ndjekur lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Krasniqi pas takimit që pati me Kurtin dhe liderët e partive opozitare thotë se dëgjuan gjatë Kurtin dhe diskutuan por pa një zgjidhje të qartë.

“S’kemi përgjigje këto kanë qenë disa nga negociatat për gatishmërinë për të diskutuar dhe mundësinë për t’ju ndihmuat. Sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe Qeveria e dinë se në çfarë rruge po shkojnë për të ruajtur integritetin e Kosovës”, tha Krasniqi.

“Erdhëm për të dëgjuar kryeministrin diskutuan gjerë e gjatë dhe si do ta dalim suksesshëm nga kjo rrugë” u shpreh Krasniqi.

/GazetaSinjali/