image Krasniqi nga Prekazi: Uroj ushtarët e UÇK-së, veçanërisht udhëheqësit që po mbahen padrejtësisht në Hagë

Politikë

Krasniqi nga Prekazi: Uroj ushtarët e UÇK-së, veçanërisht udhëheqësit që po mbahen padrejtësisht në Hagë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku më bashkëpartiak kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në 16 vjetorin e pavarësisë.

Ai ka thënë se në këtë ditë të përvjetorit të Pavarësisë përkujtojnë të gjithë të rënët për lirinë e popullit të Kosovës.

Ai me këtë rast ka uruar edhe ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Hagë. 

“Për të shfaqur edhe njëherë respektin dhe përuljen para sakrificës sublime të Jasharëve dhe për të uruar dhe përkujtuar të gjithë të rënët për lirinë e popullit tonë. Në këtë moment po ashtu dëshiroj t’i uroj të gjithë ushtarët e UÇK e në mënyrën më të veçantë t’i uroj për këtë ditë të Pavarësisë udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, presidentin Thaçi, ish kryetaret e Kuvendit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish deputetin Selimi e ish-bashkëluftëtaret e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së, ka thënë se dita e sotme është dita ku secili prej nesh duhet të ripërkushtohet dhe të ripërsërisë zotimet për t’i shërbyer Kosovës ndershëm e drejtë.

“Kjo është dita ku besoj se secili prej nesh duhet të ripërkushtohet dhe të ripërsërisë zotimet tona për t’i shërbyer Kosovës ndershëm e drejtë, për të punuar për një të ardhme më të mirë për secilin qytetarë të Kosovës. Gëzuar 16 vjetori i Pavarësisë të gjithëve e paqmi Kosovën përjetë”, ka thënë Krasniqi. /EO

/GazetaSinjali/