image Krasniqi: Nëse Kurti provokon zgjedhje të reja shndërrohet në kryeministër jolegjitim

Politikë

Krasniqi: Nëse Kurti provokon zgjedhje të reja shndërrohet në kryeministër jolegjitim

news image

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, e ka konsideruar si futje në krizë politike sjelljen e zgjedhjeve të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se në rast se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të provokonte zgjedhje të reja, partitë opozitare do ta bojkotonin këtë të fundit në Kuvendin e Kosovës.

 “Nëse Kurti provokon zgjedhje të reja, do të hynte në krizë, nga e cila më kurrë nuk do të mund të dilte”, thuhet në postimin e profesorit universitar.

“Në atë mënyrë ai do të merrte një “fitore të Pirros” dhe do shndërrohej në kryeministër pa legjitimitet demokratik”, shkroi ai.  /Gazeta Sinjali/