image Krasniqi në urimin për Bajram: Mëshira dhe afërsia të na udhëheqin

Politikë

Krasniqi në urimin për Bajram: Mëshira dhe afërsia të na udhëheqin

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e mëshirës, faljes dhe afërsisë në jetën shoqërore dhe personale, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se kjo ditë e bekuar na rikujton se përballë sfidave, padrejtësive apo dhembjes, vlerat si mëshira, mirëkuptimi dhe falja duhet të mbizotërojnë.

“E mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë. (Surja El-A’raf). Kjo ditë na rikujton se sakrifica personale në emër të një të mire më të madhe është thelbi i Kurban Bajramit,” shkroi ai.

Krasniqi uroi që këto vlera të udhëheqin jetën e përditshme të qytetarëve dhe të frymëzojnë solidaritet dhe përkushtim më të madh ndaj atdheut, duke përmbyllur urimin me fjalët: “Zoti e bekoftë popullin tonë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/