Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për pranimin e draftit të Asociacionit të propozuar nga blloku evropian, raporton Gazeta Sinjali.
Krasniqi gjatë fjalimit të tij i është përgjigjur Kurtit duke i thënë “O Albin o trim, si me nënshkrim , si pa nënshkrim, t’i ke bo pranim”.
Kujtojmë se Kurti tha se nuk e ka pranuar draft-statutin.
“S’e kam pranuar ende, nuk e kam pranuar. Dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju. Sepse se kam pranuar dhe ajo çfarë kam ofruar është që ta nënshkruaj dhe si rrjedhojë ta pranoj. Meqenëse s’ka nënshkrim, s’ka pranim. S’ka pranim – s’ka zbatim. Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim”.