Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kontrollon pushtetin në vend pothuajse në çdo institucion.
Sipas Krasniqit, Kurti e kontrollon edhe Presidencën dhe Kuvendin.
Sipas tij, veprimet e Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani, janë identike për të gjitha temat.
“Pushtetin absolut e ka një njeri Albin Kurti, pushtetin e ka edhe mbi presidencë çka ka qenë jo fort e pritur, pushtetin e ka edhe mbi kuvend. Është evidente ajo. Për mua është evidente. Qasja e tyre në secilën gjë që lidhet me Kosovën çdo veprim, e bën evidente ndarja e tortës së pushtetit mes atyre dyve. Ka qenë ndryshe. Hashim Thaçi, ka qenë president dhe Ramush Haradinaj kanë pasur probleme të mëdha. Për çështjen e taksave dhe për marrëdhëniet me ShBA-në”, ka deklaruar Krasniqi në RTV Dukagjini.