image Krasniqi ka një njoftim të rëndësishëm për pacientët që kanë pritur për rezonancë magnetike

Shëndetësi

Krasniqi ka një njoftim të rëndësishëm për pacientët që kanë pritur për rezonancë magnetike

news image

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike, Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se nga nesër pacientët nuk do të presin për kryerjen e rezonancës magnetike.

Kështu ka bërë të ditur Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se është arritur të eleminohet në tërësi lista e pritjes.

Njoftimi i plotë:

S’KA MË LISTË TË PRITJES PËR REZONANCË MAGNETIKE.

Nga neser pacientët nuk do të presin më për kryerjen e Rezonancës Magnetike.
Edhe përkundër fokusit në pandeminë COVID-19, me angazhimin menaxherial dhe profesional të stafit të Radiologjisë është arritur të eliminohet në terësi lista e pritjes.

/GazetaSinjali/