Infektologu, Valbon Krasniqi ka njoftuar se në lidhje me hapat që ka ndërmarrë ShSKUK për të përforcuar kapacitetet hapësinore për pacientët që trajtohen me COVID-19, por edhe riorganizimin e stafit shëndetësor.
Krasniqi ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme 50 mjekë të punësuar nga Ministria e Shëndetësisë do të fillojnë punën dhe do të shërbejnë për klinikat e QKUK-së
“Ne i kemi distribuuar këta mjekë sipas nevojave në klinika do të trajtojnë pacientët me COVID-19. Jemi fokusuar në Klinikën Infektive, Pumologjisë, poashtu nga sot ka filluar që të rritet edhe përkujdesja profesionale ndaj pacientëve me COVID, meqë kemi kyçur edhe fizioterapeutët që do të jenë në funksioni të ofrimit të shërbimeve për këta pacientë”, u shpreh ai.
Duke folur për zgjerimin e kapaciteteve hapësinore në QKUK, Krasniqi bëri të ditur se shpejt do të fillojë pranimin i pacientëve të dyshuar me COVID-19, edhe në Klinikën e Neurologjisë, me kapacitet rreth 60 shtretërve. /Gazeta Sinjali/