Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti pasi që ky i fundit në një emision në RTK e ka pranuar që nga marrëveshja e Ohrit ka Asociacion.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti e ka braktisur Astrit Deharin, për ta përqafuar Asociacionin.
“Albin Kurti e braktisi Astrit Deharin, për ta përqafuar Asociacionin. Ka Asociacion, tha ai sonte. Por ska Albin Kurt, po them unë. Ka veç Albin Zajednica, tash e tutje.” – ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.
Kjo pasi, Kurti thotë se Kosova dhe Serbia, të dyja palët e konfirmuan obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme.