image Krasniqi i drejtohet Kurtit: Punës a e ke ndërmend t'ia fillosh ndonjëherë

Politikë

Krasniqi i drejtohet Kurtit: Punës a e ke ndërmend t’ia fillosh ndonjëherë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas publikimit të një video nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ndër të tjera akuzon kryeministrin Kurti, se ai është përgjegjës për gjendjen në Kosovë.

Krasniqi thotë se ishte kureshtar për të parë se çka ka publikuar VV-ja dhe kishte pritje të tjera, ndonjë plan për krizën energjetike, investimet e huaja në vend apo vendimin për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit,

“Prapë mbeta shumë i zhgënjyer si të gjithë qytetarët e vendit, akuza të pabaza e të vjetra ndaj gjithçka dhe ndaj gjithsecilit”, tha kreu i PDK-së.

Sipas tij, për kryeministrin Kurti të gjithë janë të këqij, vetëm ai është perfekt.

“Si duket në botën tënde veç ti je perfekt, të gjithë të tjerët janë të këqij. Sepse për ty askush nuk ka rëndësi përveç teje”, shtoi Krasniqi.

Kreu i PDK-së e fajëson Kurtin për gjendjen në Kosovë për këto dy vite qeverisje.

“Shpifje, gënjeshtra, video-montazh e propaganda nuk janë plan për qeverisje, ballafaqohu me kërkesat qytetarëve. Qytetarët kanë pritur më shumë nga ti sepse meritojnë më shumë nga ti. Punës a e ke ndërmend me ja fillu ndonjëherë”, përfundoi Krasniqi.

/GazetaSinjali/